Shkon në 48 numri i vdekjeve nga COVID-19 në Kosovë


Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur të shtunën se deri tash, si pasojë e COVID-19, në vend kanë vdekur 48 persona.

Të premten, në raportin ditor të IKSHPK-së, ishin të regjistruara 44 vdekje.

Në mëngjesin e së shtunës, Qendra Klinike Universitare njoftoi për tri vdekje, ndërsa në raportin e mbrëmjes nga IKSHPK-ja u shtua edhe një numër në listën e të vdekurve.

Deri tash në Kosovë janë regjistruar 2590 raste pozitive. Nga ta 1394 janë shëruar e 48 kanë vdekur.

Në repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 5 raste, 2 raste janë në gjendje të rëndë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, si dhe 3 raste janë në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar me respiratorë, njofton Klinika Infektive.

Baby Boo