Shkon në 37 numri i viktimave nga përmbytjet në Kentaki


Numri i viktimave nga përmbytjet në Kentaki në SHBA është rritur në 37.

Andy Beshear, guvernator i Kentakit njoftoi në Tëitter se numri i viktimave mund të rritet.

Autoritetet vazhdojnë të punojnë për të shpëtuar banorët dhe për të siguruar ushqim e strehim për mijëra qytetarë që janë zhvendosur. Por këto përpjekjet janë penguar nga kushtet e motit.

Shërbimi Kombëtar i Motit ka paralajmëruar për përmbytje të tjera në pjesën më të madhe të Kentakit lindor dhe një seri stuhish.

Reshjet e dendura të shiut të cilat përshkruhen si disa nga më të këqijat në historinë e shtetit bënë që disa shtëpi në zonat më të goditura të zhdukeshin.

Nga videot e rrjeteve sociale mund të shihen ekipet e kërkim-shpëtimit të cilët largojnë banorët nga zonat e goditura. Po ashtu dëmet materiale janë të shumta dhe që pritet t’i kushtojë shtetit amerikan miliona Dollarë për t’i kthyer sërish në gjendjen normale.

Baby Boo