Shkollat profesionale, mundësi për punë praktike në sektorin privat


Nxënësit e shkollave profesionale do të kenë mundësi të bëhen pjesë e projektit për zhvillimin e aftësive praktike të punës dhe përgatitjen për tregun e punës. Projekti i cili u prezantua është bashkëpunim mes Odës Ekonomike të Maqedonisë dhe Ambasadës së Zvicrës. Ai kap vlerën e 12.5 milion eurovë dhe do të zgjasë 10 vjet. Me këtë, nxënësit gjatë shkollimit do të kenë mundësi për punë praktike në sektorin privat për të cilën pritet edhe të paguhen.

Qëllimi kryesor i këtij projekti është që shumë djem dhe vajza të reja të fitojnë një vend të punës, vetëm në 4 vitet e para pritet që 2250 të rinjë të fitojnë vende pune si rezultat i punës tonë të përbashkët me Qeverinë ndërsasë ky numër viteve të ardhshme të rritet edhe më shumë. deklaroi Sibile Suter Tehada, ambasadore e Zvicrrës.

Fokusi do të vendoset tek te rinjtë nga mosha 15-29 vjet, gjitashtu përparësi do të kenë edhe të rinjtë të cilët hasin vështirësi të kyqen në tregun e punës siç janë ato me nevoja të veçanta.

Fokus i veçantë do t’ju kushtohet të rinjëve që kanë vështirësi të kyqen në tregun e punë, pra për të rinjtë me hendikep ose me ndonjë pengesë për qasje në tregun e punës.12.54 Kemi tre fusha në të cilën do të fokusohemi dhe ato janë: në shëndetësi dhe kujdes social, hotelieri dhe shërbime personale, pastaj në sektoret teknologjike, bujqësi, industrinë ushqimore etj, tha Kurt Vitrih, udhëheqës i projektit nga organizata Helvetas

Mungese e kuadrove profesional të kualifikuar sipas të dhënave të Odës Ekonomike shfaqet në të gjithë sektoret. Sipas statistikave, papunësia tek të rinjtë del 44 % për të cilën shifër kërkohet të ndërmerren masa adekuate.

Kemi problem serioz me mungesen e kuadrove të kualifikuar të fuqisë puntore në vend. Pothuajse në të gjitha sektoret ballafaqohemi me mungesë e kuadrit të kualifikuar profesional,sipas anketave tona mungesë më serioze ka në sektorin e turizmit,në industrine e metalit dhe elektronikës , në ndërtimtari, dhe agrokulturë. u shpreh Biljana Peeva Gjuriq, drejtoresh ekzekutive e Odës Ekonomike të Maqedonisë

Sipas ekperteve, nevoja për punën praktike të nxënësve të shkollave të mësme profesionale ka qenë nevojë e kahmotshme./alsat

Baby Boo