Shkollat e Gostivarit i hapin portat e parkingjeve gjatë qëndrimit të mërgimtarëve në vendlindje


Për shkak se kapaciteti i parkingjeve publike në qytetin e Gostivarit, nuk i përmbush nevojat gjatë qëndrimit të mërgimtarëve në vendlindje, ashtu si dy vitet ekaluara edhe sivjet, shkollat fillore dhe të mesme komunale do t’i hapin portat dhe do të mundësojnë që parkingjet e tyre të shërbejnë si parkim publik falas.

E gjithë kjo bëhet me qëllim që bashkatdhetarëve tanë tu mundësojmë kushte më të mira gjatë qëndrimit të tyre në vendlindje.

Për tu evituar tollovitë në trafik, apelojmë që vozitësit, gjatë qëndrimit të mërgimtarëve e që ndërlidhet edhe me festat e radhës, të reduktojnë lëvizjen me makina në pjesën qendrore të qytetit.

Baby Boo