Shkollat detyrohen t’i kthehen mësimit online për shkak të “bombave”


Pas kërkesës së Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, që shkollat fillore dhe të mesme të përgatisin plan për kalimin në mësim online, në ditët kur ka kërcënime për mjete shpërthyese, disa institucione arsimore nuk duket se janë të përgatitura për një gjë të tillë. Drejtoresha e Shkollës Fillore “Adem Jashari”, Fitore Çiresi, tha se pas përvojës jo të mirë gjatë pandemisë, ku një kohë të gjatë nxënësit i janë nënshtruar mësimit online, duke pasur parasysh edhe kushtet e vështira ekonomike, edhe kësaj radhe do të kenë vështirësi në realizimin e mësimit online.

Fitore Çiresi, drejtoreshë e shkollës “Adem Jashari”

“Sa i përket njoftimit nga ana e ministrisë se duhet të bëjmë një plan për mësimin online, brenda mundësive do të mundohemi ta organizojmë edhe mësimin online, por njëher për njëherë dihet se nga përvoja që e kishim edhe me pandeminë, që ka qenë shumë e pamundur të përcillet mësimi online, dihet dmth kushtet ekonomike nëpër familjet tona nuk janë, dmth kushtet nuk janë të njëjta të secila familje, dhe do të jetë një vështirësi e madhe që secili nxënës të hyjë në mësimin online”

Ndërsa nga Shkolla e Mesme “Zef Lush Marku” thonë se ata si instuticion arsimor janë të përgatitur me kompjutera dhe me internete, dhe në rast se nxënësit kanë harruar të dhënat e tyre personale për kyçje në sistemin online, atëher administratorët duhet të aktivizohen.

Arben Mehmedi, drejtor i shkollës “Zef Lush Marku”

“Ne si shkollë jemi të pajisur me kompjuter në çdo kabinet, po ashtu edhe me internet optik qysh nga periudha e pandemisë, mirë po për shkak të një periudhe që ka kaluar te nxënësit, mund që t’i kenë harruar pasvordet dhe akontet e tyre për qasje në platformë. Nëse detyrohemi të fillojmë me mësim online do të duhet administratorët të aktivizohen për ndryshimin e pasvordeve”

Ministria e Arsimit dhe Shekncës u ka dërguar letër drejtorëve të shkollave në vend për masat urgjente që duhet të marrin për mbarëvajtjen e procesit arsimor. MASH ju ka sqaruar shkollave fillore dhe të mesme udhëzime dhe mënyra për përdorimin e adresave elektronike, në mënyrë që në ditët që ka kërcënime me bomba nëpër shkolla, atëherë ata duhet të përgatisin mësim në distancë, në vend të pezullimit të plotë të mësimit.

Linda Ebibi /SHENJA/

Baby Boo