Shkolla “Vëllezërit Milladinovci” në Strugë, me probleme të shumta


Në një pjesë të klasave, në ndërtesën e vjetër të Shkollës Fillore Vëllezërit Milladinovci në Strugë, filloi të pikojë kulmi. Shiu i parë më i madh këto ditë ka shkaktuar probleme në zhvillimin normal të mësimit. Menjëherë janë vendosur enë dhe kova, ndërsa në korridore dhe klasa mund të vërehet lagështi.

Dimri është afër, mbetet frika e përsëritjes së problemit.

Dyshemeja në ndërtesë është në gjendje të keqe, gjithashtu edhe shkallët që çojnë në katin e dytë.

” Në këtë objekt, më shumë se 100 vjeçar, në Luftën e Parë Botërore ka pasur një depo italiane. Në këtë shkollë, mësimin e ndjekin më shumë se 400 nxënës nga klasa e dytë deri në klasën e pestë. “

Drejtuesit e shkollës thotë se ata janë të vetëdijshëm për problemet. Shpresojnë se në fillim të gjysmë vjetorit të dytë nxënësit do të shpërngulen në ndërtesën e re shkollore, që është në ndërtim e sipër dhe që po ndërtohet me donacion nga Turqia, por përfundimi i së cilës vonon tashmë një vit. Një komision i posaçëm i formuar nga komuna në vitin 2014, gjeti se nuk ka kushte minimale për mësimdhënie në këtë shkollë. Edhe në disa shkolla të tjera në Strugë, nevojitet intervenim siç është në fshatrat Frëngov, Koroshishtë, Belicë e poshtme dhe Oktisi.

https://youtu.be/MAjJkVZcKI8

Baby Boo