Shkolla “Përparimi” në Reçicë të Madhe, mysafire në Rumani në kuadër të projektit Erasmus (FOTO)


Shkolla fillore komunale “Përparimi” Reçicë e Madhe në Tetovë është mysafire në qytetin Ditrau në Rumani, si pjesë e mobilitetit të tretë në kuadër të projektit Erasmus me titull “Love school decrease absence, successful activities to like school more”, njofton Pa Censurë.

Përveç përfaqësuesve të kësaj shkolle, aty marrin pjesë edhe përfaqësues të shkollave nga Ishujt Karaibe-Martinik, Turqia, Polonia dhe vendi nikoqir Rumania. Element i këtij trajnimi në këtë mobilitet është përpilimi i planprogrameve mësimore si pjesë e përditshmërisë edukativo-arsimore.

Kjo është shkolla e vetme në Maqedoninë e Veriut që ka që ka krijuar shkëmbim përvojash mes kuadrit arsimor me shkolla nga ishujt Karaibe konkretisht nga Martinika. Ky sukses është rezultat i punës së palodhshme të grupit punues në përbërje: Naser Nuhiu (drejtor shkolle), Besnik Alili (kordinator i dy projekteve të Erasmus +), Kadire Sherifi, Teuta Alili, Arta Xhaferi dhe Alije Jonuzi./PACENSURË

Njoftimi nga Shkolla “Përparimi” Reçicë e Madhe – Tetovë:
Prej datës 14 deri 20 nëntor Shkolla fillore komunale “Përparimi” Reçicë e Madhe -Tetovë është mysafire në qytetin Ditrau (Rumani) si pjesë e mobilitetit të tretë në kuadër të Erasmus projektit me titull “Love school decrease absence, successful activities to like school more”.

Në këtë mobilitet marrin pjesë përfaqësues të shkollave nga Ishujt Karaibe-Martinik, Turqia, Polonia dhe vendi nikoqir Rumania.
Element trajtimi në këtë mobilitet është përpilimi i planprogrameve mësimore si pjesë e përditshmërisë edukativo-arsimore.

Mobilitetet e radhës vijojn me arsimtar dhe nxënës edhe atë në Portugali, Itali dhe Turqi.
Vlen të përmendet fakti se jemi shkolla e vetme në RMV që ka krijuar shkëmbim përvojash mes kuadrit arsimor me shkolla nga ishujt Karaibe konkretisht nga Martinika.

Ky sukses është rezultat i punës së palodhshme të grupit punues në përbërje:
Naser Nuhiu (drejtor shkolle), Besnik Alili (kordinator i dy projekteve të Erasmus +), Kadire Sherifi, Teuta Alili, Arta Xhaferi dhe Alije Jonuzi.

Baby Boo