Shkolla fillore në Butel, ja diskriminimi në formimin e klasëve shqiptare dhe maqedonase! (DOKUMENT)


Sot ka filluar viti i ri shkollorë për vitin 2018, në media shfaqet problematikat e shumta me të cilat përballen shkollat në Maqedoni.

Kushtet teknike, tekstet shkollore, kuadri dhe formimi i klasëve janë vetën një pjesë e problemeve të dukshme të sistemit të arsimit në Maqedoni.

Në shkollën fillore “Zhivko Brajkovski” në Butel 1, shihet qartë diskriminimi në formimin e klasëve tek nxënësit me etnitet maqedonas dhe ato shqiptarë.

Klasët shqiptare janë të formuara nga dyfishi i numrit të nxënësve, përkundër klasëve maqedonase. Dy klasët shqiptare janë formuar me nga 33 nxënës, ndërsa klasët me nxënës të etnitetit maqedonas, janë të formuara nga 16 nxënes!

Kjo diferencë e madhe në formimin e paraleleve, është diskriminim për nënësit shqiptarë.

Presim që komuna e Butelit të kthejë përgjigje në pyetjet qe i ka parashtruar Pa Censurë.

Teksa prindër e revoltuar, mendojnë për të organizuar edhe protesta!

Baby Boo