Shkolla e Paniçarit e ndërtuar para 80 vjetëve, drejtori e pret ministrin, por nuk e sheh të arsyeshme të flas për shkollën


https://www.facebook.com/tv21hd/videos/264959531014422/

Edhe këtë vit 20 nxënësit e Fshatit Paniçar filluan mësimet në shkollë të vjetër, edhepse kjo shkollë nuk po i plotëson kushtet për të vijuar mësimin.

Pas një viti tentime për të marrë përgjigje u shfaq edhe drejtori, Bari Mamuti. Ai kishte dalë për ta pritur ministrin e arsimit, por tha se nuk e ka ndërmend të flasë për shkollën me ministrin sot dhe se kërkesat i bën me shkrim. Ai tha se kërkesa e fundit në Ministrinë e Arsimit për të investuar në shkollën e Paniçarit është bërë para një viti.

“A do kërkoni prej ministrit që të marrë një iniciativë për ndërtimin e asaj shkolle?

Kërkesat ne i bëjmë me shkrim i protokollojmë, nuk i bëjmë kërkesat në takime të rastit.

Kur e keni bërë kërkesën e fundit ?

Kërkesën e fundit e kemi bërë vjet kur filloi viti shkollor mandej përsëri nga gjysmë vjetori.

A ju kthyen përgjigje?

Nuk ka përgjigje deri sa nuk ka mjete nuk ka përgjigje, me mjetet tona e bëjmë lyerjen pastrojmë me mjetet e shkollës që i kemi e pastrojmë”, u shpreh Bari Mahmuti Drejtori i Shkollës Paniçar.

TV21 pyeti ministrin e arsimit Arbër Ademin, ai tha se qeveria, bashkë me ministrin po japin maksimumin për të bërë më të mirën për shkollat që janë në kushte të mjerueshme. Dhe tha se jo në të gjitha vendbanimet kemi kushte të përshtatshme.

“Jo në të gjitha vendbanimet kemi kushte të përshtateshe dhe kushte të volitshme që kanë të bëjnë me ndjekjen e procesit edukativo arsimorë. Jemi duke bërë maksimumin në të gjitha dispozitat ligjore që t’ju dalim në ndihmë dhe ta kryejmë obligimin tonë si drejtues të Ministrisë së Arsimit dhe si Qeveri për të krijuar kushte bashkohore për përcjelljen e procesit edukativo arsimor”, tha Arbër Ademi Ministër i Arsimit.

Sot në Gjimnazin e Sarajit filloi edhe ndërtimi i sallës së sportit. Për t’i përshëndetur punimet ishte ministri i Arsimit, kryeministri, kryetari i Komunës së Sarajit.

Ndërsa kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, theksoi se ndërtimi i kësaj salle të sportit do të bëhet për nëntë muaj. Salla e sportit do të kushtojë 40 milionë denarë, është financim i përbashkët i Ministrisë së Arsimit dhe Bankës për Zhvillim pranë Këshillit të Evropës.

Baby Boo