SHKODRAN MUSTAFI FESTON GOLIN ME SHQIPONJË, MUND TA PËSOJË KEQ


Rikthehet në qendër të vëmendjes së mediave botërore simboli i shqiponjës i bërë me duar nga futbollistët.

Këtë herë është mbrojtësi nga Kosova që mund të dënohet me gjobë, edhe pse simbolin e ka bërë për të festuar golin e tij ditën e sotme me klubin e Arsenalit në Premier Ligë, e jo në kombëtare siç ndodhi me dy shqiptarët e Zvicrës, Shaqiri dhe Xhaka.

Sipas mediave në Britaninë e Madhe, Mustafi mund të dënohet me gjobë për mënyrën se si festoi golin kundër Cardiff City.