Shkodër/ I moshuari bie në gropën e qymyrit, i gjenden vetëm kockat


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër.

Mësohet se në fshatin Vilzë, në një gropë të improvizuar për djegie të qymyrit janë gjetur disa mbetje kockore. Sipas policisë këto mbetje i përkasin shtetasit me iniciale Q.L 67-vjeç që dyshohet se ka rënë aksidentalisht në gropën ku po digjej qymyri.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë Shkodër:

Informacion paraprak/ Rreth orës 22:45, në një gropë të improvizuar për djegie të qymyrit, në fshatin Vilzë, janë gjetur mbetje kockore të djegura, të cilat dyshohet se përkasin shtetasit Q. L., 67 vjeç. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se 67-vjeçari ka rrëshqitur aksidentalisht në gropë, gjatë mbrëmjes së djeshme, teksa aty po digjej qymyr. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Baby Boo