Shkodër/ Gjendet një makinë e djegur pas vrasjes së çiftit Bërçama, dyshohet si e vrasësit


Policia e Shkodrës ka gjetur një makinë të djegur, për të cilën ka hedhur dyshime të forta se ka lidhje me ekzekutimin e çiftit Bërçama mëngjesin e së dielës. Mjeti i djegur është gjetur në dalje të qytetit të Shkodrës dhe aty autori apo autorët, i kanë vënë zjarrin për të zhdukur provat para se të largoheshin.

Boran Bërçama, 30 vjeç, ish-polic vdiq bashkë me bashkëjetuesen e tij, Silvi Ndoci, në mjetin e parkuar para pallatit ku jetonin me qira. Fëmija i tyre rreth 1 vjeç, mrekullisht shpëtoi gjallë nga plumbat e varasësve, pasi ndodhej në prehrin e mamasë së tij.

Policia ka nisur hetimet për të kaluarën e ish-policit, lidhjet e tij dhe hasmëritë, por gjithashtu edhe historinë me gruan me të cilën kishte fëmijën, e cila ka qënë e divorcuar.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm u gjetën të vrarë me armë zjarri brenda makinës së tyre tip “Benz” me targë “AA006HA”, 30-vjeçari Boran Bërçama, dhe bashkëjetuesja e tij Silvana Ndoci.

Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes, ndërkohë që policia po vijon hetimet. Pas makinës së djegur të gjetur në dalje të qytetit, po hetohet nëse dy ngjarjet kanë lidhje me njëra-tjetrën.

Baby Boo