Shkëndija pran angazhimit të kapitenit të Sileksit


Kampioni aktual i Maqedonisë, Shkëndija është duke forcuar radhët e saja në prag të eliminatoreve për Ligën e Kampionëve. Kohë më parë, Sabit Bilali nga FC Shkupi firmosi me skuadrën tetovare, ndërsa pran marrëveshjes është edhe Angellço Tomovski, kapiteni i Sileksit. Skuadra nga Kratova u largua nga elita e futbollit vendor, pas disfatës nga Tiveshi në përballjen e balotazhit, andaj Timovski ka ofertë konkrete që karrierën e tij të vazhdojë te Shkëndija.

“Kuqezinjët” nga Tetova planifikojnë edhe përforcime të tjera. Mes tyre përmendet emri i Arbnor Ramadanit, mesfushorit të KF Llapi, ndërsa në sulm mendohet për angazhimin e Martin Mirçeskit, futbollistin e Vardarit.

Baby Boo