Shkëndija më e mirë se Vardari edhe sipas UEFA-së


Shkëndija e Tetovës është skuadra më e mirë nga Maqedonia e pozicionuar në rang-listën më të re të publikuar nga UEFA. Skuadra tetovare tashmë renditet në vendin e 163 të UEFA-s të, duke lënë pas vetes Vardarin në pozitën e 180, ndërsa Rabotniçki mbetet e 210-ta në renditje. Sipas koeficientëve, klubet tjera të vendit pjesëmarrëse në garat Europiane si Shkupi, Renova, Pelisteri, Sileksi, Metallurgu e Horizont Turnova renditen pas pozitës së 360.

Shkëndija me kualifikimin në raundin e dytë të eliminatoreve në Ligën e Kampionëve dhe me fitoren ndaj Sherif Tiraspolit në ndeshjen e parë të turit të dytë, ka bërë ngritje në rang-listën e përpiluar nga Shtepia e Futbollit Europian, duke u vlerësuar me koeficient 5500. Ndërkohë kryesimin e kësaj liste e mban Real Madridi, të cilët ndjeken nga Bayern Mynihu, Barcelona, Atletiko Madridi dhe Juventusi.

Baby Boo