Shkëndija bën të ditur listën e futbollistëve për ndeshjet në Evropë

Skuadra kampione e Shkëndijës që këtë vit do të përfaqësojë Maqedoninë në ndeshjet eliminatore të Ligës së Kampionëve Europian, ka paraqitur listën e futbollistëve, me të cilat do të luaj kundër përfaqësuesit uellsian të The Nju Seints.

Baby Boo

Në këtë listë bëjnë pjesë plotë 27 futbollistë, në mesin e të cilëve janë edhe tre përforcimet e reja, Konstantin Çeshmexhiev, Remzifaik Selmani dhe Omar Imeri, ndërsa gjithashtu trajneri Osmani ka vendosur të marrë edhe futbollistët e rinj, si portierin Artan Iljazi (19), mbrojtësit Leard Sadriu (17) dhe Arlind Alti (18), mesfushorin Florent Ramadani (17) si dhe sulmuesin e ri, Ensar Luma (18). Ndeshjen e parë “kuqezinjtë” nga Tetova e zhvillojnë në Shkup me datë 10 korrik në arenën “Filipi i Dytë” me fillim në ora 20:15, teksa një javë më vonë në program është ndeshja e kthimit në transfertë.

Lista e futbollistëve të Shkëndijës për ndeshjet në Ligën e Kampionëve:

PORTIER: Kostadin ZAHOV, Artan ILJAZI, Saladin MUSTAFI, Bekim REXHEPI

MBROJTËS: Egzon BEJTULLAI, Visar MUSLIU, Leard SADRIU, Alma VAKILI, Mevlan MURATI, Arlind ALITI, Kostantin ÇESHMEXHIEV, Mevlan ADILI

MESFUSHORË: Armend ALIMI, Enur TOTRE, Arbin ZEJNULLAI, Sstenio ZHUNIOR, Besmir BOJKU, Florent RAMADANI, Shqiprim TAIPI, Omar IMERI, Bllagoja TODOROVSKI

SULMUES: Besart IBRAIMI, Remzifaik SELMANI, Shefit SHEFITI, Marjan RADESKI, Izair EMINI, Ensar LUMA

Restorant Lumare