Shkencëtarja trondit sistemin: COVID-19 është komplot, maskat janë te rrezikshme


Mikrobiologia Judy Mikovits është cilësuar një ndër shkencëtaret më të kompletuara të brezit të saj.

Teza e saj e doktoraturës në vitin 1991 revolucionarizoi trajtimin e HIV. Në kulmin e karrierës së saj doktoresha Mikovits dërgoi një artikull që iu bllokua në revistën “Shkenca” .

Artikulli kontrovers shkaktoi tronditje në komunitetin shkencor pasi zbuloi se përdorimi i përbashkët i indeve shtazore dhe njerëzore ishte një murtajë shkatërruese për sëmundjet kronike.

Për ekspozimin e sekreteve të tyre vdekjeprurëse, manjatët e “Big Farmes”, zhvilluan një luftë me doktoreshën Mikovits, duke shkatërruar karrierën e saj, emrin e saj të mirë dhe jetën e saj personale.

Tani, ndërsa fati i kombeve është në peshore, doktoresha Mikovits flet për emrat e atyre që janë pas murtajës së korrupsionit që vë në rrezik tërë jetën njerëzore.

Tashmë ajo ka një teori të re edhe për koronavirusin, sipas të cilës është thjesht një komplot i bërë për të rritur taksat e vaksinimit.

Teoria e saj e re bën bashkë sërë gënjeshtrash, që sipas saj po thuhen për koronavirusin ndërsa shton se të pasurit do të pasurohen akoma më shumë ndërsa të varfrit do të zhytën akoma më shumë në varfëri.

Ndër të tjera mikrobiologia thotë se mbajtja e maskave është e panevojshme, madje edhe e rrezikshme ndërsa shton se të mbyllësh plazhe është absurditet, sepse, sipas saj, në ujin e detit gjenden mikrobe shëruese.

Baby Boo