Shkencëtarët zbulojnë gjurmë dinozaurësh


Një ekip i shkencëtarëve ndërkombëtarë njoftoi se kanë zbuluar gjurmësh të dinozaurëve në Rajonin Autonom të Tibetit të Kinës jugperëndimore

Ekipi i përbërë nga ekspertë nga Kina, Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania gjeti rreth 99 gjurmë këmbësh në gur ranor në qytetin Qamdo të rajonit, bën të ditur “Xinhua”.

Sipas gjetjeve të tyre, të botuara në revistën akademike “Historical Biology” në fillim të këtij muaji, këto gjurmë, që variojnë nga 22 cm në 99.3 cm në gjatësi, besohet të jenë lënë nga sauropodët e mëdhenj, të mesëm dhe të vegjël, që datojnë nga 176 deri 161 milionë vjet më parë. Shkencëtarët vlerësojnë se këta dinozaurë ishin përkatësisht 22, 10 dhe 5 metra të lartë.
Këto gjurmë këmbësh do të pasurojnë të dhënat e dinozaurëve në Qamdo tha për “Xinhua” Xing Lida, studiuesi kryesor i ekipit dhe një profesor i asociuar me Universitetin kinez të Gjeoshkencave.

Xing vuri në dukje se vendi i gjurmëve të mëdha është një atraksion i famshëm turistik dhe është bërë pjesë e një legjende folklorike, pasi vendasit besojnë se gjurmët e sauropodit ishin lënë nga luftëtari mitologjik, mbreti Gesar.
“Ky besim gjithashtu ndihmon në mbajtjen e gjurmëve të paprekura”, -tha Xing, duke shtuar se faqja e gjurmëve të këmbëve ka një skulpturë të madhe sauropod afër për të tërhequr fansat e dinozaurëve.

Baby Boo