Shkencëtarët tregojnë projektin e qytetit të parë në Mars i cili nis në vitin 2054 (Foto)


Jeta në Mars është parashikuar nga arkitektët që besojnë se një qytet aty mund të ndërtohet deri në vitin 2054.
‘ABIBOO Studio’ ka publikuar një imazh që tregon vizionin e tyre për Nüwa.
Në faqen e tyre të internetit, ABIBOO shpjegon se si ata janë përqendruar në “zhvillimin e vetë-qëndrueshëm” kur projektojnë qytetin.

Ata thanë: “Qyteti i Nüwa është në shpatin e një prej shkëmbinjve marsianë, me ujë të bollshëm, i vendosur në Tempe Mensa.Një terren i pjerrët ofron mundësinë për të krijuar një qytet vertikal të futur në shkëmb, i mbrojtur nga rrezatimi dhe meteoritët ndërsa ka qasje në rrezet e diellit indirekte. Qëndrueshmëria, por veçanërisht zhvillimi i vetë-qëndrueshëm është në thelbin e modelit Nüwa. Për të qenë i vetë-qëndrueshëm, një vendbanim në Mars duhet të jetë në gjendje të sigurojë të gjitha burimet në vend.
Pas një faze të shkurtër fillestare duke u mbështetur në investimet kapitale dhe furnizimet nga Toka, sistemi duhet të jetë në gjendje të mbështesë rritjen e tij vetëm me burime lokale.”

Projektimet për Nüwa u bënë nga arkitektët e ABIBOO së bashku me shkencëtarët, të cilët dhanë informacione mbi atë që nevojitet në Mars për të bërë të mundur jetën e njeriut atje.
Alredo Muñoz, themeluesi i kompanisë së projektimit, i tha Euronews.com se planet janë të realizueshme, por vetëm me “vullnet të mjaftueshëm”.
Ai tha: “Ne mendojmë se është e mundur nga aspektet teknike.
Z. Muñoz gjithashtu tregoi që ndërtimi i Nüwa mund të fillojë në 2054 dhe mund të përfundojë deri në 2100.

Në deklaratën e dhënë për Express.co.uk , ekipi i ABIBOO tha: “Bazuar në analizën teknike të ekipit tonë dhe shkencëtarëve në SONet, ne vlerësuam se deri në vitin 2054 mund të fillojmë ndërtimin e një vendbanimi si Nüëa në Mars.”
“Ndërsa vazhdojmë të punojmë me partnerët tanë dhe duke rritur ndërgjegjësimin dhe financimin, ne do të sigurojmë një afat më të detajuar kohor,” shtoi ai.

Nüwa është një nga pesë qytetet e dizajnuara nga ABIBOO, duke shërbyer si kryeqytet për rrjetin e projektuar.
Ata thanë në një njoftim për shtyp: “Përveç Nüwa, pjesa tjetër e qyteteve ndjekin të njëjtën strategji urbane, të tilla si Abalos City, i vendosur në Polin e Veriut për të shfrytëzuar hyrjen në akull, ose Marineris City, i vendosur në kanionin më të gjerë të sistemit diellor. Zgjidhja është një model fleksibël dhe i shkallëzuar që mund të jetë lehtësisht i zbatueshëm në shumë zona të tjera të Marsit.”

Baby Boo