Shkencëtarët paralajmërojnë: Kujdes, kjo vret si duhani


Pesha e tepërt dhe trashja mund të shkurtojë jetën deri në tetë vjet, thonë ekspertët e Universitetit McGill të cilët zbuluan se nëse merret parasysh se njerëzit e trashë me shumë gjasa vuajnë nga diabeti dhe sëmundjet kardiovaskulare, atëherë mbipesha mund të marr 20 vite të jetës së shëndetshme.

Studimi më i fundit për ndikimin e peshës trupore në jetëgjatësi, u botua në revistën The Lancet Diabetes and Endocrinology, transmeton Telegrafi.

Studimi i kryer nga Steven Gloover dhe kolegët, përdorën të dhënat e mbledhura mes viteve 2003 dhe 2010, për të zhvilluar një model kompjuterik për të vlerësuar rrezikun e diabetit dhe sëmundjeve kardiovaskulare tek të rriturit me pesha të ndryshme trupore.

Këto të dhëna që kanë të bëjnë me pothuajse 4000 individë janë përdorur për analizën se sa trashja shkurton jetën dhe se sa vite të shëndetshme merr.

Ekspertët kanë arritur në përfundimin se njerëzit shumë të trashë mund të humbin tetë vite të jetës, ata të trashë gjashtë dhe tri vite tek ata me peshë mbi atë të lejuarën.

Ata gjithashtu gjetën se humbja e viteve të shëndetshme 2-4 herë është më e madhe tek njerëzit e dhjamosur sesa tek ata me peshën e duhur trupore.

Rezultatet më të këqija u regjistruan tek ata persona që kanë shtuar peshë në një fazë të hershme të jetës, thonë shkencëtarët.

“Modeli është i qartë – sa më i ri është personi, aq më të më dha janë pasojat për shëndetin”, tha Grover. “Në aspektin e jetëgjatësisë, trashje është po aq e dëmshme sa pirja e duhanit”. /Telegrafi/

Baby Boo