Shkencëtarët ngritin alarmin: Nëse Grenlanda vazhdon të shkrihet kjo do ndodh me njerëzimin


Rreth 400 milion njerëz do ekspozohen ndaj përmbytjeve bregdetare çdo vit deri në fund të shekullit, nëse akulli në Grenlandë do vazhdonte të shkrihej me ritmin aktual.

Akulli në Grenlandë po shkrihet 7 herë më shpejt sesa ishte gati 3 dekada më parë, sipas një studimi. Shkrirja e akujve rezulton në ngritjen e niveleve globale të detit me rreth 10.6 mm që nga viti 1992, shtuan shkencëtarët.

Nëse shkrirja vazhdon me normën aktuale, rreth 400 milion njerëz do ekspozohen ndaj përmbytjeve bregdetare çdo vit deri në fund të shekullit, 40 milion më shumë se numri i parashikuar nga Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimin e Klimës.

Ata zbuluan se Grenlanda ka humbur 3.8 trilion ton akull që nga viti 1992. Dhe shkalla e humbjes së akullit po shpejton gjithashtu, nga 33 miliardë ton në vitin 1990, në 254 miliardë ton në vit për momentin.

Kjo përfaqëson një rritje shtatëfish brenda tre dekadave të fundit.Shkencëtarët paralajmërojnë se pavarësisht se çfarë hapash ndërmarrin për të kufizuar ngrohjen globale, procesi i shkrirjes së akullit do vazhdoj për dekadat e ardhshme.

Baby Boo