Shkencëtarët kinezë: “Favipiravir”, ilaç efikas kundër virusit korona


Preparati kundër gripit “Favipiravir” (i njohur edhe si “Avigan” është treguar se klinikisht është efektiv gjatë trajtimit të të sëmurëve nga lloji i ri i koronavirusit, bëri të ditur shefi i Qendrës për Bioteknologji në Ministrinë kineze të Shkencës dhe teknikës, Çan Sinmin.

“‘Favipiravir’ tashmë i ka kaluar testet klinike, që treguan efikasitet të mirë në trajtimin e koronavirusit”, theksoi ai.

“Pacientët, të trajtuar me këtë preparat janë shëruar shpejt, ndërsa gjendja e mushkërive të tyre është rikuperuar dukshëm shpejt sesa te të tjerët”, shtoi ai.

Preparati është aprovuar për shitje në Japoni në vitin 2014 dhe deri në këtë moment nuk ka të dhëna për kurrfarë efekte anësore.

Te pacientët e trajtuar me “Favipiravir” testet negative të korona janë marrë që nga dita e katërt nga fillimi i trajtimit, derisa te të tjerët kanë qenë të nevojshme mesatarisht rreth 11 ditë. Është vërejtur edhe gjendje dukshme më e mirë e mushkërive te të gjithë pacientët të trajtuar me preparatin.

Duke e treguar sigurinë, efikasitetin dhe qasjen në preparat, hulumtuesit edhe zyrtarisht ua rekomandojnë mjekëve ilaçin “Favipiravir” dhe propozojnë që ai të përfshihet sa është e mundur më shpejt në trajtimin e të infektuarve me koronavirus, theksohet në kumtesë.

Preparatin “Favipiravir”e ka përpunuar korporata japoneze „Fujifilm Holdings” për mjekim nga gripi. Paraprakisht ai është përdorë në mënyrë efikase edhe në luftën me ebolën.

Baby Boo