Shkencëtarët identifikojnë rendin në të cilën shfaqen simptomat e COVID-19


Hulumtuesit nga Universiteti i Kalifornisë Jugore (UKJ) kanë identifikuar rendin më të mundshëm në të cilën paraqiten simptomat e COVID-19: temperaturë e lartë, kollitje, dhimbje e muskujve, dhe pastaj përzierje, të vjella dhe diarre.

Njohja e rendin në të cilën paraqiten simptomat e COVID-19 mund t’i ndihmojë pacientët që të kërkojnë ndihmë mjekësore apo të vetë-izolohen më herët, thonë shkencëtarët. Po ashtu, mund t’iu ndihmojë mjekëve që të eliminojnë sëmundje të tjera, të planifikojnë se si t’i trajtojnë pacientët dhe të intervenojnë më herët.
“Kjo renditje është veçanërisht e rëndësishme që të dihet kur kemi edhe sëmundje tjera të ngjashme si gripi dhe flama, që ndodhin në të njëjtën kohë kur jemi duke u përballur edhe me COVID-19,” tha Kuhn, një profesor nga UKJ i mjekësisë. “Mjekët mund të determinojnë se cilat hapa duhet të ndërmarrin që të kujdesen për pacientin dhe mund të parandalojnë keqësimin e gjendjes së pacientit.”

Temperatura e lartë dhe kollitja janë të lidhura me një numër të madh të sëmundjeve respiratore, duke përfshirë edhe MERS dhe SARS. Por periudha kohore dhe simptomat në traktin e sipërm dhe të poshtëm gastrointestinal bëjnë që CoViD-19 të dallojë nga këto sëmundje tjera.
“Gjatë CoViD-19, trakti i sipërm gastrointestinal duket që ndikohet më herët sesa trakti i poshtëm, dhe kjo është e kundërta e asaj që ndodh me MERS dhe SARS,” thanë shkencëtarët.

Autorët përcaktuan këtë renditje të simptomave duke analizuar më shumë se 55,000 raste të konfirmuara me SARS-CoV-2 në Kinë, që janë koleksionuar mes datave 16-24 shkurt nga OBSH-ja.
Ky studim u publikua në gazetën shkencore “Frontiers in Public Health”.
“Rendi i paraqitjes së simptomave është e rëndësishme. Kur e dimë se si një sëmundje zhvillohet atëherë mjekët mund ta identifikojnë atë shumë më shpejtë sesa kur kjo renditje nuk dihet,” tha Larsen, krye-autori i studimit

Baby Boo