Shkelje të shumta të të drejtave të punëtorëve, inspektorët hasën parregullsi në 118 kompani


Në gjashtë muajt e parë të këtij viti, 161 kompani kanë shkelur rregullat për evidencën e punonjësve në vendin e punës. Të dhënat e marra nga mediat thonë se inspektorët shtetërorë të punës kanë gjetur parregullsi në pjesën e Ligjit të Punës, në 118 kompani që nuk kanë mbajtur evidencë për orarin e plotë të punës për punonjësit e tyre. Për më tepër, janë sanksionuar 27 punëdhënës të cilët kanë të punësuar më shumë se 25 persona e që nuk mbajnë evidencë elektronike të orarit të plotë të punës, e as nuk u është përllogaritur puna jashtë orarit. Inspektorët shkruan den*oncime edhe për 16 pronarë të cilët janë të detyruar të mbajnë fletë regjistrim për praninë e punëtorëve në punë, duke paraqitur të dhëna për fillimin dhe mbarimin e orarit të punës, por ata nuk e kanë bërë.

Inspektorati Shtetëror i Punës
“Inspektorati Shtetëror i Punës në fushën e marrëdhënieve të punës në periudhën nga janari deri në qershor 2021 ka kryer gjithsej 8,267 inspektime.”
Nga sindikata thonë se shumica e ankesave që arrijnë te ta për keqpërdorime të fuqisë punëtore në pjesën e paraqitjeve janë në sektorin e turizmit dhe hotelierisë. Punonjësit shpesh ankohen se janë të paraqitur me orar të shkurtuar ndërsa punëdhënësit kërkojnë që ata të punojnë më shumë se tetë orë në ditë. Deri në qershor, deri te sindikata kanë arritur rreth 500 den*oncime nga punëtorët që ankohen për shkelje të të drejtave të tyre.

“Punëtorët e hotelierisë dhe turizmit më së shpeshti ankohen se punojnë të paparaqitur, kemi raste kur punojnë të mitur për të cilët nuk ka kurrfarë marrëdhënie. Nuk mund të pritet që nëse nuk i paraqesin punëtorë, veçanërisht punëtorë me kohë të papërcaktuar, e jo me kohë të caktuar, nëse nuk paguhen si duhet sipas ligjit, se ata punëtorë do të jenë besnikë.”- deklaroi Sllobodan Trendafilov – Federata e Sindikatave të Maqedonisë. Nga Oda Turistike dhe Gastronomike thonë se nevojiten ndryshime të vogla në rregulloret ligjore në lidhje me funksionimin e kompanive, në mënyrë që të mos ketë shkelje të rregullave.

“Për këto probleme, theksojmë se për të qenë në gjendje të rregullojmë punësimin shtesë të personave që janë tashmë të punësuar, duhet të sigurohet pëlqimi i punëdhënësit të parë, dhe mundësia për punë shtesë është e kufizuar në 10 orë në javë. Besojmë se elementët e tillë kufizues duhet të hiqen.”- tha Oda Turistike dhe Gastronomike pranë LOE-së. Punonjësit dhe kompanitë nga sektori i turizmit dhe gastronomisë ishin të parët që u goditën nga pasojat e pandemisë. Dyert e këtyre kompanive ishin të parat që u mbyllën dhe fati i mijëra qytetarëve të punësuar në këtë veprimtari ishte në pasiguri.

Baby Boo