Shkelet me makinë një e moshuar në Shkup


Një grua 70-vjeçare nga Shkupi është lënduar rëndë, pasi është goditur nga një makinë “Mercedes”. Aksidenti ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Ferid Murati” nga Shkupi, ndërsa makinën e ka drejtuar 29-vjeçari nga Shkupi.

“Nga aksidenti Gj.S ka marrë lëndime të rënda trupore dhe me makinën e njëjtë është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm “Shën Naumi i Ohrid”, ku nga ana e mjekut i janë konstatuar lëndime të rënda trupore”, thonë nga policia.

Ata shtojnë se po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit.

Baby Boo