Shkathtësitë e mahnitshme të vogëlushit, për të kaluar përmes derës me shufra (Video)


Austin Gilbert ka shkathtësi të mahnitshme, që të kalojë përmes shufrave të derës së oborrit të shtëpisë së tij që ndodhet në Bristol të Anglisë.

Në momentin që babai shkoi në tualet, trevjeçari kaloi nëpër hapësirat e ngushta dhe doli në rrugë, transmeton Telegrafi.

“U shtanga kur e pashë që ishte përjashta, ndërsa dera ishte e mbyllur me çelës”, ka thënë ai, i shqetësuar nga veprimi i të birit.

Më pas, ai i kërkoi të kalonte sërish nëpër derë për tu bindur se si e kreu këtë lëvizje dhe e filmoi për t’i treguar atyre që nuk besojnë. /Telegrafi/

Baby Boo