Shkatërrohet Qendra Rinore, reagon Komuna e Shtimes


Qendra Rinore e Shtimes është shkatërruar këto ditë nga disa persona tani për tani të panjohur. Ndërkohë, Komuna e Shtimes ka apeluar te organet kompetente që të bëhet ndriçimi i këtij rasti sa më parë me qëllim që keqbërësit të marrin dë*nimin e merituar për shkak të dë*mtimit të pronës publike.

“Keqbërsit përmes këtyre akteve të tilla të vandalizmit po te*ntojnë të pengojnë rrugëtimin tonë drejt një shoqërie të civilizuar mirëpo ne jemi të vendosur të krijojmë kushte sa më të mira për zhvillimin e aktiviteteve rinore në gjithë komunën e Shtimes”, thuhet në reagimin e komunës. E pas kësaj, Komuna po bëhet me kamera të sigurisë edhe në hapësirat ku nuk kishte.
“Si masë preventive, Komuna ka filluar instalimin e kamerave të sigurisë dhe do të bëhet shtimi i kamerave vëzhguese në shumë hapësira tjera për të ruajtur pronën tonë të çmueshme kudo që është”, thuhet tutje në reagim.

Baby Boo