Shkarkohet Drejtori i Pallatit të kulturës në Tetovë Haki Fazliu, vijojnë shkarkime tjera


Është shkarkuar nga funksioni drejtori i Pallatit të Kulturës në Tetovë Haki Fazliu, dhe shumë shpejtë pritet të shkarkohet edhe drejtori i Galerisë së Tetovës, për shkak se të njëjtëve u ka skaduar mandati, njoftoi sot ministri i Kulturës, Asaf Ademi gjatë prezantimit të buxhetit për vitin 2019.

“Është e vërtetë që është shkarkuar drejtori, për shkak se i ka kaluar mandati dhe ne vendosëm ushtrues detyre, një punonjës në Qendrën e Kulturës, i cili do të ketë mandat 6-mujor. Në ndërkohë, në këtë institucion kemi mospërputhje të statutit dhe ligjit të ri për kulturë. Do të punohet që të sillet statut i ri, dhe njëkohësisht do të shpallet edhe konkursi për zgjedhjen e drejtorit të ri”, tha Ademi.

Se a pritet shkarkimi i drejtorit të ndonjë institucioni tjetër, ministri Ademi tha se në radhë është drejtori i Galerisë së Tetovës.

“Rast të ngjashëm kemi edhe në Galerinë e Tetovës, drejtori i të cilës është me mandat të skaduar, dhe shumë shpejtë edhe aty do të shpallet konkurs për zgjedhje të drejtorit”, tha Ademi./Portalb

Baby Boo