Shkarkimi i Mizrahit, flet Spasovski: S’ka kompromis me shkelësit e Kushtetutës


Kryeministri në detyrë, Oliver Spasovski tha se nuk ka kompromis me personat që kanë shkelur kushtetutën. Ai i sugjeroi opozitares VMRO-DPMNE që të emërojë një nga deputetët që votoi për ndryshimet kushtetuese në vend të Ministres Mizrahit.

“Unë mund të bëj kompromis dhe të diskutoj çështje politike, të kërkojmë zgjidhje për ato çështje, por të bëj kompromis për respektimin e Kushtetutës dhe të ligjit, e veçanërisht për një ministër që i bën deklaratë solemne në Kuvend se do të respektojë Kushtetutën dhe ligjin, një gjë të tillë nuk do ta lejoj “, ka thënë kryeministri teknik, Oliver Spasovski.

Spasovski tha se në propozimin e paraqitur në Kuvend për shkarkimin e ministres Mizrahi, nuk ka dhënë ndonjë propozim dhe prandaj, siç tha ai, kjo i mbetet opozitës që ta bëjë.

“Unë pres që opozita të veprojë me mençuri dhe të propozojë një kandidat që respekton Kushtetutën dhe ligjet. Për shembull, një nga deputetët që votoi për Maqedoninë Veriore dhe Protokollin e NATO-s mund të jetë si një zgjidhje e mundshme. Kjo varet nga ata, cilin do ta propozojnë unë do ta pranoj atë “, ka thënë Spasovski në konferencën e përbashkët për shtyp me drejtorin e Agjencisë për Rini dhe Sport, Darko Kaevski.
Ndryshe, dje ka arritur në Kuvend, kërkesa e Oliver Spasovskit për ta shkarkuar Ministren e Punës dhe Politikës Sociale Rashella Mizrahi për arsye se kjo e fundit, refuzoi të vendosë emrin e ri të shtetit në tabelën e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.

Baby Boo