Shkallë e lartë e vdekshmërisë në punë, mbi 3%


Vetëm në Maqedoni vitin e kaluar u regjistruan 152 ak*sidente në punë, nga të cilat 25 ishin fatale, pra përfunduan me vd*ekje. Në vend, sipas Shoqatës së Sigurisë dhe Shëndetit në Punë, shkalla e vd*ekshmërisë në punë në periudhën e përmendur ishte 3.14%, pra për çdo 100,000 punonjës, vd*esin 3 deri në 4 punonjës.
Vd*ekjet në vendin e punës
Maqedoni 3.14% — Britani 0.3%

Shkalla e lëndimeve në punë është 15.97%, pra për çdo 100,000, rreth 16 punonjës lëndohen. Për krahasim, në Britani, shkalla e vd*ekshmërisë është vetëm 0.3%.
Zbatimi i pamjaftueshëm i ligjit për sigurinë dhe shëndetin në punë është një problem që çon në këtë. Ne nuk mund të fajësojmë as punëdhënësit dhe as punonjësit, sepse kemi gjëra nga të dyja anët që nuk respektohen – deklaroi Slavica Jankova- Shoqata për Siguri në Punë.

Në Maqedoni nuk ka regjistër kombëtar për numrin e punëtorëve, që kanë vdekur ose janë lënduar në punë. Prandaj, ekziston dallim midis të dhënave të institucioneve shtetërore dhe sektorit civil, numri i të cilëve është shumë më i lartë.
Kemi punëdhënës të cilët janë të përkushtuar të investojnë në sistemet e sigurisë dhe shëndetit në punë, por ka edhe punëdhënës që e konsiderojnë investimin si harxhim – tha Vesna Ristovska-Shoqata për Siguri në Punë.

Në vitin 2020, shumica e aksidenteve ndodhën në administratën publike dhe mbrojtje, pastaj në industrinë e përpunimit, ndërtim dhe bujqësi. Këtë vit, deri në gusht, janë evidentuar 82 lëndime dhe 9 vdekje në punë. Kjo nuk përfshin rastet e punëtorëve të infektuar me Kovid-19 në punë dhe që kanë vd*ekur si rezultat i kësaj. Për problemin e lëndimeve në punë, këtyre ditëve në Ohër u mbajt seminar mediatik me përfaqësues nga disa vende të Ballkanit.

Baby Boo