Shkaktoi “tërmet” në KOSOVË me deklaratën e tij, JUPI bëhet “orakull”


Redi Jupi qartësoi deklaratat e javës së kaluar se Shqipëria ka lojtarë më të mirë se Kosova, të cilat sollën pakënaqësi në anën tjetër të kufirit. Sot ai theksoi te “Procesi Sportiv” se Kosova me këtë ecuri do ta kalojë Shqipërinë pas 5-6 vitesh dhe se vazhdimi në fazën tjetër të Ligës së Kombeve e krenon akoma më shumë.

“Thashë që te Kosova e përmendësh formacionin. Unë di dhe ndërrimet që bën Kosova. Këtë se kemi bërë ne. Mua nuk më ndryshon dot mendimin se Shqipëria tani është më mirë se Kosova, por pas 5-6 vitesh do bëhen ekip më i mirë se ne. Për mendimin lojtari që ndryshon ekulibrat që mund të luante me ne është Rashica. Ata kanë lojtarë të tjerë të mirë si Berisha i Lacios.

Ne jemi pro-kosovës. Na shton një skuadër tjetër. Nuk jemi një, jemi dy. Do të na kalojnë pas 5-6 vitesh. Por, për momentin ne qëndrojmë në pozita më të mira”, u shpreh Jupi.

Baby Boo