Shkaktoi aksident fatal në Gjermani: 22 vjeçari kosovar dënohet me burgim të përjetshëm


22 vjeçari kosovar, i cili shkaktoi aksident fatal në Gjermani, si pasojë e një gare të paligjshme të automjeteve, është dënuar me burgim të përjetshëm nga Prokuroria publike në procesin që po zhvillohet në Gjykatën e Landit në Kleve.

Ndërsa, për të pandehurin e dytë, shtetas gjerman, i cili po drejtonte veturën tjetër në garë, prokuroria ka kërkuar një dënim me kusht dy vjet për pjesëmarrje në gara të ndaluara të veturave nga të cilat mund të ketë pasoja fatale.

Siç njoftohet, të dy të pandehurit kanë zhvilluar një garë në zonën e tyre të banimit, në Moers afër Duisburgut, gjatë prillit të kaluar.
22 vjeçari ishte përplasur me makinën e vogël të një gruaje me ç’rast gruaja 43 vjeçare, si pasojë e plagëve të marra ka vdekur tre ditë pas aksidentit.

Sipas ekspertizës, makina shkaktare e aksidentit kishte arritur shpejtësinë deri në 167 kilometra në orë gjatë garës.

Baby Boo