Shitja e tokës shtetërore, Hoxha: As nuk mendojmë ta tërheqim propozim ligjin


Ministri i Bujqësisë, Arjanit Hoxha, thotë se në Qeveri as nuk mendohet që të tërhiqet propozim ligji për shitjen e tokës shtetërore. Debati publik ka përfunduar dhe ligji nuk do tërhiqet, shprehet ai. Sipas versionit fillestar të propozimit, çmimin e cakton Qeveria, ndërsa nuk mund të jetë më i ulët nga 0.30 euro për metër katror, e as më i lartë se 1 euro për metër katror. Hoxha pohon se në të ardhmen do të mbahen edhe dy ose 3 debate publike ku do të marrin pjesë palët e prekura sipas rajoneve.

“Mendoj se absolutisht nuk ka asnjë nevojë për këtë, as nuk mendojmë ta tërheqim propozimin, sepse vlerësojmë se është ligj që do të kontribuojë shumë në zhvillimin e bujqësisë, në pjesën e të ardhurave në buxhet dhe investime”, deklaroi ministri i Bujqësisë, Arjanit Hoxha.

Baby Boo