Shitet apartamenti i Titos në New York, sa para do të fitojë Maqedonia?


Është shitur për 12.1 milionë dollarë apartamenti luksoz në New York i cili ka qenë nën pronësi të ish-Jugosllavisë. Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë njofton se paratë duhet të ndahen mes shteteve trashëguese të ish-Federatës së Jugosllavisë.

Apartamenti, i cili ka gjashtë dhoma dhe katër banjo, është shfrytëzuar nga ambasadorët e ish-Jugosllavisë në SHBA, ndërsa në të ka qëndruar edhe ish-kryetari i Jugosllavisë, Josip Broz – Tito, gjatë vizitave në New York.

Banesa e cila nga viti 1992 ka qenë e zbrazur, është blerë nga ish-Jugosllavia në vitin 1975 për 100 mijë dollarë.

Në njoftimin e Ministrisë së Jashtme të Serbisë thuhet se pas rënies së Jugosllavisë, harxhimet për mirëmbajtjen e apartamentit i ka paguar Serbia dhe për këtë arsye është arritur marrëveshje që Beogradi të merr 40 për qind të parave të shitjes.

Sipas disa burimeve në Vjenë, mjetet e fituara nga shitja duhet t’u ndahen 28.49 për qind Kroacisë, 16.39 Sllovenisë, 13.2 Bosnjës e Hercegovinës dhe 5.4 për qind Maqedonisë./Telegrafi/

Baby Boo