Shitësit e luleve largohen nga tregu i Bit Pazarit


Shitësit e luleve në tregun e Bit Pazarit në Shkup, sot janë urdhëruar nga Qyteti i Shkupit që deri në fund të ditës të largojnë tezgat e tyre. Policia i ka kërcënuar se nëse nuk respektojnë afatin e dhënë do t’u sekuestrohet malli nga inspeksioni.

Ata ankohen se lokalcioni i ri i ndarë nga autoritetet e qytetit prapa ambulancës së Bit Pazarit nuk përmbushë kushtet elementare, për të mirëmbajtur lulet. Madje, tregtarët e luleve këmbëngulin se nuk do të lëshojnë vendin edhe pas insistimit të policisë.

“Momentalisht ju e shihni se policia është këtu për të na tërhequr prej këtu, na kanë caktuar një vend pas ambulantës, kurse ai vendi atje nuk ka as rrymë e as drita. Atje nuk ka as ujë për ujitjen e luleve, ndërsa lulet duan ujë”, tha një shitës i luleve.

 

 “Ata duan të na nxjerrin në një vend që nuk ka parking e jo më për lule. Vend më adekuar se këtu ku jemi nuk ka askund. Ne e dim që në mëngjes mund të bëjmë pengesë të vogël me renditjen e luleve, kurse më pas asnjë pengesë nuk ka”, – tha shitësi tjetër.

Sipas një tregtari tjetër, qëllimi  nuk është të lirojnë qarkullimin e trafikur por të zhdukin tregun e Bit Pazarit.

“Problemi është se nuk i pengojmë askujt këtu, por nëse na nxjerrin në anën tjetër atëherë do kemi shumë vështirë ne si shitës. Në Strumicë, Koçani, Strugë, Dibër e gjithkund shiten lulet në qendër të qytetit. Ndërsa, vetëm në Shkup duan që Bit Pazarin ta zhdukin dhe ta zhvendosin në Bunjakovec, sepse ju pengon Bit Pazari. “, – thotë ai.

Zëdhëndësi i Komunës së Çairit Kushtrim Alla, thotë se zhvendosjen e shitësve të luleve e bëjnë për ta zhbllokuar bulevardin, kurse në vendin e njejtë do të ndërtohet stacion për taksi.

Projekti i përbashkët me qytetin e Shkupit është që në lokacionin ku ndodhen shitësit e luleve të ndërtohet një taksi stacion, me qëllim që të mos shkaktohet kaos në pjesën e sipërme të Bit Pazarit. Lulishtet do ti pozicionojmë brenda Bit Pazarit, deklaroi Alla për Almakos.

Për të komentuar lidhur me këtë çështje, zëdhëndësi i Qytetit të Shkupit Valon Salihu ishte i pakapshëm./Almakos

Arbnora Memeti

Baby Boo