Shkupi, Kriva Pallanka dhe Shtipi ishin qytetet që në orët e vona të mërkurës në masë më të madhe u përfshinë nga reshjet e dendura të shiut duke shkaktuar varg lumenjsh nëpër rrugët e qytetit. Në Shkup, përveç bodrumeve të mbushura me ujë, dëm më të madh nga këto reshje pësoi Teatri i Dramës i cili thuajse ishte vërshuar i tëri. Madje, udhëheqësja e teatrit në fjalë ishte detyruar ta ndërpresë shfaqjen që po prezantohej për shkak të ujit që kishte depërtuar në skenë dhe në gjithë objektin në fjalë. Për shkak të dëmeve të shkaktuara, Teatri i Dramës dhe objektet për rreth kishin mbetur pa energji elektrike ndërkohë që janë ndërmarrë të gjitha masat për riparimin e dëmeve.
Nga Enti hidrometeorlogjik paralajmëruan se edhe sonte priten reshje dhe bubullima por më intensive do të jenë në pjesët jugore dhe juglindore të vendit. Ndërkohë,moti me diell pritet të na shoqëroj prej ditës së nesërme me temperaturë deri në 30 gradë celsius.
Nesër, temperaturat do të lëvizin prej 23 deri në 30 gradë celsius, ndërsa më tutje do të rriten edhe për 2 gradë më shumë. Një periudhë më të gjatë nuk do të kemi ndryshim të motit, po edhe këto procese që do t’i kemi në orët e pasdites do të jenë me një intensitet më të dobët të shiut krahasuar me atë që kishim dje dhe që pritet sot. Kjo nënkupton se do të kemi reshje lokale të shiut me afat të shkurtër kohor dhe kryesisht në pjesët jugore të vendit – tha sinoptikania Lenç Rizova.
Nga Qendra për Menxhim me Kriza dhe Drejtoria për mbrojtje shpëtim nuk raportuan për intervenime për shkak të reshjeve të denduara të dendura të shiut. Thanë se nuk kanë rregjistruar asnjë kerkesë intervenimi ose ndihme. Ndërkohë agrometeorlogët paralajmërojnë se reshjet e vazhdueshme të shiut mund të jenë të dëmshmë për shumë kultura për bujqësore.