Shilegov për Shkupin: “Për herë të parë është i të gjithë qytetarëve”


Kryetari i Shkupit, Petre Shilegov, në emisionin debativ në TV Shenja, ka deklaruar se Shkupi për herë të parë është i të gjithë qytetarëve.

“Kur kam hyrë në politkë, flas edhe si opozitar edhe si deputet dhe kryetar i Shkupit. Kam folur edhe për një gjë të rëndësishme që për mua është shumë e rëndësishme. Të gjithë janë të rëndësishëm. Shkupjanët janë të rëndësishëm. Këto nuk janë vetëm fjalë. Shkupi tash është qytet i të gjithëve. Për herë të parë është qytet i të gjithëve. Tash më nuk mund të flasim për Shkupin tuaj ose Shkupin tonë”, ka thënë mes tjerash Shilegov.

Baby Boo