Shikoni si shkruan rektori Aziz Pollozhani!


Rektori i Universitetit “Nënë Tereza”, Aziz Pollozhani në një postim të tij në Facebook, ka turpëruar edhe universitetin me drejtshkrimin e tij.

Fjalën “shumë” rektori i Unversitetit e ka shkruar “shum”, kjo është e pafalshme dhe këtë gabim nuk e bëjnë as fëmijët parashkollorë. Pas këtij gabimi katastrofal, ai ka bërë edhe shumë gabime të tjera në dy fjali.

Ky është statusi i tij në Facebook i cili përpos që ka bërë gabime drejtshkrimore, ai ka gënjyer se është zyrtarisht në këtë konferencë, pasi në fotografi nuk shihet flamuri i Maqedonisë.

“Marreveshtja mes Zaevit dhe Cipras u arrit pasi bazohej ne parimin ” pa fitues e humbes absolut-win-win”
Ndersa dialogu mes Serbis dhe Kosoves nuk hec sepse me i forti mundohet vetem te zhvas sa me shum per vehte” FBiber

Ndryshe Aziz Pollozhani njihet për shumë skandale në UNT, pas punësimeve të maqedonasve, dhe pagës së i kishte dhënë vajzës së tij, ai e bëri prorektor të financave edhe mikun e tij Rizvan Sulejmanin i cili nuk është adekuat për këtë post.

Ministria e Arsimit vazhdon të hesht pas skandaleve në UNT nga rektori amator, Aziz Pollozhani. /TS/

Baby Boo