Shikoni çfarë sherri fillojnë disa kamionistë në Itali, njëri prej tyre shqiptar (VIDEO)


Një sherr për arsye banale midis dy kamionistëve për pak sa nuk ka përfunduar në tragjedi. Njëri, 52-vjeçar, ka përfunduar në spital i plagosur me thikë, ndërsa tjetri, 43 vjeç, ka përfunduar në burg.
Në orën 8:45 të së shtunës dy kamionistët përfunduan turnin e punës. Shqiptari 52-vjeçar, rezident në Gorle, dhe italiani 43-vjeçar, rezident në Alba, shkuan të pastronin mjetet, por mes tyre lindi grindja se kush duhej ta pastronte i pari. Disa të shtyra e pastaj italiani nxjerr papritur një thikë nga xhepi dhe e plagos shqiptarin. Fillimisht u duk sikur nuk pati pasoja të rënda, por më pas shqiptari u ndje keq dhe kolegët e çuan në spitalin e

Zingonias, ku mjekët zbuluan se thika i kishte shpuar një mushkëri dhe kishte hemorragji të brendshme.
Drejtuesi i firmës ku ndodhi incidenti e mori agresorin dhe e dorëzoi te karabinierët, të cilët e arrestuan për vrasje të mbetur në tentativë. Karabinierët i gjetën një thikë, ndërsa në kamion kishte dy të tjera dhe një kaçavidë, por asnjë prej këtyre nuk ishte arma e krimit, e cila nuk është gjetur ende.
Agresori ka precedentë penalë për kundërshtim të autoriteteve. Ndërkohë, shqiptari i shtruar në spital nuk është në rrezik jete.

Baby Boo