Shikoni artisten 14 muajshe, sikur të ishte profesioniste e vërtetë


Një shprehje e urtë popullore kineze thotë që është më mirë të bëhesh i famshëm në moshë të re.

Kjo është pikërisht ajo që i ka ndodhur një vajze të vogël kineze, vetëm 14 muajshe, e cila është bërë e famshme brenda pak orësh nga postimi i një videoje ku ajo shfaqet duke ngarë një “hoverboard” si një profesioniste e vërtetë.

Shpesh edhe të rriturit kanë pasur probleme për të ngarë këtë mjet të ri, të dalë në treg vetëm pak vjet më parë, por vogëlushja Long Yixin, ka befasuar të gjithë me besimin dhe aftësitë që tregon, pas vetëm një muaji që praktikohet mbi të.

Baby Boo