Shihni si pozojnë të rinjtë e Shkodrës të armatosur deri në grykë

Disa qytete të Shqipërisë janë kthyer së fundi në vatër krimi, me një seri vrasjesh dhe ekzekutimesh mafioze.

Vetëm në Shkodër në muajt e fundit kanë ndodhur rreth 6 vrasje, të cilat mbeten ende pa autorë, megjithë ndërhyrjet dhe operacionet e policisë.

Ka qenë gazetari Artan Hoxha, ai që ka publikuar disa foto të një grupi të rinjsh në Shkodër që pozon i armatosur.

Të rinjtë që shihni në këto foto, ka thënë gazetari, janë të armatosur dhe deri në momentin kur ka ndërhyrë RENEA, situata në këtë qytet ka qenë e agravuar, në pritje të ndonjë krimi të radhës. Ndërkohë që sipas Hoxhës, në Elbasan policia ka dështuar në operacionet e saj kundër bandave.

“Është një foto nga Shkodra ku 5 të rinj të armatosur pozojnë me armë dhe kallashnikovë, mp5. Situata në Shkodër deri kur hyri RENEA ishte tejet e agravuar. Duhej ndërhyrë edhe më herët, ke të bësh me grupe të tilla. Policia ndërhyri në zona më të vështira si Kiras dhe Dobraç, dhe dha mesazhin kush është zoti i territorit. Por të tilla grupe, policia ka informacion kush janë. Po përballemi me një situate të tillë. Ka disa tentativa në Elbasan nga policia për të goditur klanin Cela dhe Çapja, por nuk ka patur rezultat. Policitë vendore veprojnë në nivele të tilla, që të përballesh me të tilla grupe duhen kapacitete, jo vetëm me burime njerëzore”, u shpreh Artan Hoxha.