Shifrat marramendëse që po fiton TOP Channel nga Luiz Ejlli: 100 mijë € nuk janë asgjë…


I ftuar sot në “Wake up”, eksperti i IT, Tomi Kallanxhi tha se Luiz Ejlli ka thyer rekord duke arritur gati në 1 miliard shikime.

Eksperti u shpreh se një shifër e tillë nuk është arritur nga i gjithë Big Brother i vjetshëm. Më tej ai tregoi edhe qytetet që kërkojnë më shumë Luiz Ejllin në Google, ku vendin e parë sigurisht e mban Shkodra.

Eksperti: Këtë vit aq shikime sa mund të ketë arritur Big Brother i vjetshëm, e ka arritur vetëm Luiz Ejlli.

Kete vit ka ndikuar edhe Tiktok dhe i ka dhënë shumë krah emisionit për ta çuar në majë. Të gjithë prodhojnë kontent për Luizin.

Imagjino fansat e Luizit janë si një staf prej 500 deri 1 mijë veta që postojnë cdo ditë video për ty pa rrogë.

Qyteti që kërkon më shumë Luiz Ejllin është Shkodra, më pas Lezha, Tirana, Durrësi. Qyteti që interesohet më pak për Luizin është Korça. -deklaroi Tomi Kallanxhi në emisionin “WakeUp”.

Baby Boo