Shifra tmerruese të rasteve aktive në Strugë dhe Ohër


Buletini javor i Qendrës për shëndet publik në Ohër, që i përfshin komunat Ohër, Debërc, Strugë, Vevçan, Dibër dhe Qendër Zhupë tregon se në periudhën nga data 8 deri më 14 gusht në laboratori është diagnostifikuar prania e Kovid-19 te 15 persona nga Ohri, 31 persona nga Struga dhe 13 nga Dibra.

Në Ohër ka 78 raste aktive të koronavirusit, në Strugë 169 ndërsa në Dibër 65. Në këtë periudhë janë shëruar 18 persona nga Ohri, 51 nga Struga dhe 68 nga Dibra. Javën e kaluar janë regjistruar dy raste të vdekjes lidhur me Kovid-19, nga një viktimë në Ohër dhe Dibër.

Kur bëhet fjalë për bilancin e tërësishëm nga fillimi i epidemisë duke e përfshirë edhe ditën e djeshme prania e Kovid-19 është regjistruar te gjithsej 1.036 persona në këto komuna dhe atë 309 persona në komunat Ohër dhe Debërc, 503 persona në komunat Strugë dhe Vevçan dhe 224 persona në komunat Dibër dhe Qendër Zhupë. Pacientë të shëruar gjithsej nga Ohri janë 223, nga Struga 304, ndërsa nga Dibra dhe Qendër Zhupa janë 150 pacientë. Bilanci i zi është nëntë persona të vdekur në rajonin e Ohrit, 44 në rajonin e Strugës, shtatë në Dibër dhe Qendër Zhupë.

Baby Boo