Shifra të frikshme, krimi në Shqipëri qarkullon 1.5 miliard dollarë në vit


Gjatë diskutimit të ndryshimeve në ligjin për sekuestrimin e pasurive të konfiskuara e të administruara, deputeti i Partisë Socialiste Ervin Bushati ka sjellë në vëmendje se sipas vlerësimeve të OKB, xhiro vjetore e krimit në vend llogaritet në rreth 1.5 miliardë dollarë.
Sipas tij, shteti duhet të veprojë me dorë të fortë ndaj krimit, i cili ka pasur dorë të lirë për vite të tëra e pasuritë e tij t’u kthehen apo të vihen në dispozicion të qytetarëve.

Sipas Bushatit, Qeveria nuk duhet të mjaftohet me sekuestrimin e pronave të kriminelëve që vuajnë dënimet në Shqipëri, por edhe ata jashtë kufijve, duke qenë se një pjesë e mirë e fitimeve të tyre janë investuar në vendlindje.

Baby Boo