Shifra rekord të të prekurve nga koronavirusi (VIDEO)


Edhe një shifër rekord e të infektuarëve nga Covidi-19 për një ditë, 193 raste të reja. Dy shifrat tjera alarmante të shënuara deri tani janë 196 dhe 180 raste për një ditë. Ndërsa të vdekur regjistrohen 9 raste të reja, duke e çuar numrin e viktimave në 210. Viktimat më të reja janë 5 nga Shkupi, 2 nga Kumanova, 1 nga Tetova dhe 1 nga Ohri.

Ministria e Shëndetësisë

“Në Klinikën për Sëmundje Infektive kanë ndërruar jetë 3 persona nga Shkupi të moshës 78 dhe 47 vjeçare të hospitalizuar më 4 dhe 7 qershor dhe një paciente e moshës 85 vjeçare, e hospitalizuar më 9 qershor. Në spitalin ‘8 shtatori’ kanë ndërruar jetë 4 pacientë, 2 nga Shkupi të moshës 69 dhe 67 vjeçare, të hospitalizuar më 9 dhe 15 qershor dhe një paciente nga Kumanova e moshës 67 vjeçare, e pranuar më 2 qershor dhe pacient 61 vjeçar nga Tetova, i pranuar poashtu më 2 qershor. Në spitalin e Kumanovës ka ndërruar jetë një 81 vjeçar, i hospitalizuar më 3 qershor dhe në Ohër një pacient moshës 83, i pranuar në spital më 8 qershor”.

Në 24 orët e fundit janë bërë 1391 testime, nga të cilat me koronavirus janë konfimuar 193 raste. Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarëve në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 4482. Edhe sot Shkupi shënon shifër të lartë të të infektuarëve, 140 raste, pas çka pëson Tetova me 19 raste dhe Ohri me 11. Qyteti i Kumanovës tashmë disa ditë regjistron shifra më të ulëta.

Ministria e Shëndetësisë

“Në bazë të qyteteve 140 raste janë regjistruar në Shkup, 2 në Kumanovë, 1 në Dibër, 6 në Shtip, Tetovë 19, Strugë 5, Veles 2, Ohër 11, Gostivar 4, Sveti Nikollë 1 dhe Resnjë 2”.

Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 46 pacientë të shëruar edhe atë 35 nga Shkupi, 6 nga Shtipi, 1 nga Kumanova, 1 nga Tetova, 1 nga Struga, 1 nga Gostivari dhe 1 nga Vallandova.

Numri total i të shëruarëve arrin në 1803, ndërsa për momentin raste aktive janë 4569.

Sot nuk ka teste të realizuara në kuadër të skriningut nëpër kopshte. Deri tani në vend janë bërë 46 445 testime për Covid-19./Emine Ismaili /SHENJA/

Baby Boo