ShGM, Selmani: gjykatat të pranojnë ankesat e mediave online


Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë vëren tendencë në mënyrën e zbatimit të Ligjit për përgjegjësi civile, shpifje dhe fyerje nga ana e Gjykatës Civile dhe Gjykatës së Apelit në Shkup…

Këto gjykata vazhdojnë t’i refuzojnë paditë për shpifje dhe fyerje kundër mediave online me sqarim shumë joserioz dhe tendencioz se ato nuk janë media, ndërsa njerëzit që punojnë aty nuk janë gazetarë, pavarësisht dispozitave të qarta të ligjit, të cilat rregullojnë përgjegjësinë e publikimeve elektronike, vlerëson kreu i ShGM-së, Naser Selmani.

“Kjo sjellje e papërgjegjshme dhe joprofesionale e disa gjykatësve do të thotë tentim për të licencuar mediat dhe gazetarët, që paraqet praktikë jodemokratike në vendet me regjime autoritare. Potencojmë se puna e gjykatave nuk është t’i interpretojnë ligjet, por t’i praktikojnë në mënyrë të drejtë dhe joselektive”,- u shpreh kryetari i ShGM-së, Naser Selmani.
Kjo praktikë gjyqësore cenon lirinë e të shprehurit, e diskrediton profesionin e gazetarisë dhe rolin e medias në një shoqëri demokratike, tha Selmani, teksa paralajmëroi ankesë deri në Këshillin Gjyqësor për të gjithë gjyqtarët që e praktikojnë ligjin në mënyrë selektive.
Baby Boo