ShGM reagoi ndaj sjelljes së kryetarit të KShZ-së me gazetarët!


Në konferencën e pasdites për mediat të organizuar nga Komisionit Shtetëror i Zgjedhjeve, kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski pati raport joprofesional dhe nënçmues ndaj një pjese të gazetarëve në pjesën kur tentonte t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve, kumtoi Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë.

Nga SHGN-ja theksojnë se Dashtevski nuk ka dhënënë një përgjigje konkrete në pyetjen e gazetarëve nga një gazetare lidhur me njoftimin për vazhdimin e afatit për votim pas orës 19 si edhe për njoftimin për shtyrjen e heshtjes zgjedhore dhe sipas tyre, ai në vend se të përgjigjej konkretisht ka pasur debat verbal me një kolege, në të cilin, siç thonë, është interesuar se kolegia nga cili televizion është me ç’Rast i është drejtuar me fjalët: “duhet të informoheni mirë para se të parashtroni ndonjë pyetje”, si edhe se gazetarja duhet ta lexojë ligjin para se të pyes.

“E përkujtojmë Dashtevskin se Kodit Zgjedhor, neni 31, KSHZ e ka për obligim ta informojë dhe edukojë opinionin për mënyrën e votimit dhe për realizimin e të drejtës votuese; Nga ana tjetër, gazetari ka të drejtë të shprehë mendimin dhe të shtrojë pyetje paravarësisht se nga cila media vjen dhe pavarësisht nëse i pëlqen ose jo pyetje Kryetarit të KSHZ-së”, qëndron në kumtesën e SHGM-së.

Përkujtojnë se gazetarët dhe mediat luajnë rol kryesor në procesin e zgjedhjeve, jo vetëm të bëjnë shqyrtimin e punës së institucioneve kompetente por edhe t’u mundësojnë qytetarëve t’i kenë të gjitha informacionet e nevojshme.
“Për t’u plotësuar e drejta e informimit, veçanërisht ditën e zgjedhjeve, është e nevojshme Komisionit Shtetëror i Zgjedhjeve dhe të gjitha institucionet e tjera të jenë të hapura ndaj gazetarëve për dhënien e plotë të informacioneve dhe në mënyrë joselektive”, thonë nga SHGM.

Baby Boo