SHGM: Pushteti t’i shkarkojë militantët e VMRO-DPMNE-së në Këshillin e RTM-së

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) sot në konferencë për media shprehu shqetësim se, siç thonë, VMRO-DPMNE-ja përmes diskutimit fiktiv të amendamenteve në Komisionin e Kuvendit për transport dhe lidhje e bllokon miratimin e ndryshimeve të ligjit për shërbime audio dhe audiovizuele që është vendimtar për fillimin e reformave në media në vendin tonë, transmeton Portalb.mk.

Baby Boo

“Jemi të brengosur sepse partia opozitare VMRO-DPMNE, përmes debatit fiktiv në Komisionin Parlamentar për transport dhe lidhje, bllokon sjelljen e ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele”, thuhet në reagimin e Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM).

Ligji i propozuar, morri mbështetje nga komuniteti i gazetarëve dhe kaloi ekspertizë ndërkombëtare nga OSBE-ja dhe Këshilli i Evropës. Ai është i nevojshëm për fillimin e reformave në media në Maqedoni, të cilat duhet të përmirësojnë cilësinë e gazetarisë.

“Ky ligj e eliminon sistemin korruptiv për subvencionimin e prodhimit të vendit në televizionet private kombëtare, ofron model të ri për zgjedhjen e organeve drejtuese të RTM-së dhe të Agjencisë për media, i cili është më rezistues ndaj ndikimeve politike, ndërsa me të zvogëlohen në mënyrë drastike edhe gjobat për mediat.

Mungesa e vetme e këtij ligji është se nuk siguron financim stabil dhe të qëndrueshëm të RTM-së dhe Agjencisë për media, që është kusht për pavarësinë dhe profesionalizmin e tyre. Është e çuditshme se nga 80 amendamente të propozuara nga opozita, asnjëri nuk i referohet kësaj mangësie kaq të rëndësishme të ligjit.

Kjo tregon se preokupim kryesor i deputetëve të VMRO-DPMNE-së nuk është fati i RTM-së, por se si nëpërmjet të prolongimit të diskutimit për amendamentet t’i mbrojë njerëzit е saj në Këshillin Programor të RTM-së dhe në Agjencinë për media.

Është e pakuptimtë se pse VMRO-DPMNE kundërshton zgjedhjen e anëtarëve të ri në Këshillin Programor të RTM-së dhe të Agjencisë për media, kur vota e tyre vendos kush do të zgjidhet.

Ftojmë publikisht që Kryetarja e Komisionit për Transport, Lidhje dhe Ekologji, Liljana Zaturovska javën e ardhshme të caktojë vazhdimin e debatit për ligjin, ndërsa deputetët e VMRO-DPMNE-së të zhbllokojnë procesin dhe të lejojnë aprovimin e ligjit në Kuvend.

Në të kundërtën, shumica parlamentare duhet të merr përgjegjësinë dhe t’i zhbllokojë reformat në media. Nëse opozita vazhdon të sillet në mënyrë jokonstruktive, kërkojmë nga Komisioni për Çështje Zgjedhore dhe Emërtime të konstatojë ndërprerjen e mandateve të tre anëtarëve në Këshillin Programor të RTM-së dhe të një anëtarit në Këshillin e Agjencisë për media, sepse gjatë zgjedhjes së tyre nuk është respektuar procedura ligjore. Komisioni, duhet të fillojë procedurën për zgjedhjen e anëtarëve të ri sipas dispozitave të ligjit ekzistues.

Nëse pushteti nuk vepron në këtë mënyrë, do të vë në dyshim përkushtimin e tyre të sinqertë për miratimin e ndryshimeve të ligjit për SHMAA dhe për zbatimin e reformave mediatike”, thuhet në reagimin e SHGM-së.

Restorant Lumare