SHGM: Pandemia shpalosi virtytet dhe mangësitë e mediave dhe gazetarisë në Maqedoninë e Veriut


3 maji, sot në kontekstin e kr*izës shëndetësore në mbarë botën, më shumë se kurrë u bë e qartë rëndësia e gazetarisë së pavarur dhe profesionale. Kr*iza e shkaktuar nga pandemia me Covid-19 nxori në pah të gjitha virtytet, por edhe dobësitë e gazetarisë, e cila në periudhën e kaluar kaloi nëpërmjet ndryshimeve dhe trazirave serioze.
Gazetaria profesionale përkundër pro*pagandës, sot më shumë se kurrë paraqet një sfidë për të gjithë ne, të përpiqemi të ruajmë cilësinë e gazetarëve që trajtojnë mendimin e lirë si udhëzues, gjatë pengesave me të cilat është duke u përballuar bota, por edhe Maqedonia e Veriut.

Gazetaria e përgjegjshme dhe profesionale pikërisht në këtë situatë kr*ize ka provuar të jetë thelbësore në drejtim të informimit të qytetarëve. Prandaj, Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë së bashku me Misionin e OSBE-së në Shkup, bëjnë thirrje për solidaritet dhe mbështetje, para së gjithash nga publiku, për gazetarët dhe punonjësit mediatik të cilët gjatë vitit të kaluar u ballafaquan me sfida të mëdha shëndetësore, të sigurisë, financiare, por dhe sfida etike gjatë përpjekjes për të informuar në mënyrë adekuate dhe në kohë publikun për ngjarjet dhe zhvillimet lidhur me pandeminë me Covid-19.

Lu*fta kundër dezinformatave të cilat u dëshmuan të jenë veçanërisht të dë*mshme në kohëra të tilla sfiduese është e mundur vetëm me prodhimin e informatave të sakta dhe objektive dhe përmes punës transparente të Qeverisë dhe institucioneve të tjera publike. Por, nuk është vetëm pandemia pjesë e fotografisë për gazetarinë dhe mediat sot. Përparimi i ngadaltë i lirive të mediave në listat botërore që matin këto parametra tregon se duhet bërë përpjekje shtesë nga tërë komuniteti në Maqedoninë e Veriut, për një përparim më të fortë në listën e vendeve në të cilët mediat janë plotësisht të lira. Gazetaria duhet të trajtohet si një e mirë publike dhe rrjedha e informatave nuk duhet të kufizohet.

Si vazhdim i bashkëpunimit me Misionin e OSBE-së në kuadër të së cilit vitin e kaluar u ndanë 150 pako mbrojtëse për Covid-19 në 100 media, sot me rastin e shënimit të kësaj dite njoftojmë që SHGM me ndihmën e OSBE-së siguroi 120 komplete të jelekëve dhe kapelave mbrojtëse, të cilat do të ndihmojnë që reporterët që marrin pjesë në ngjarje me rre*zik të lartë të jenë më të dukshëm dhe në këtë mënyrë të mbrohen më mirë. Deklaratë e ambasadorit Klemens Koja, Shef i Misionit të OSBE-së në Shkup:

Sipas raportit të këtij viti të “Reporterëve pa Kufij” për lirinë e mediave i cili u publikua pak më parë, Maqedonia e Veriut ka kërcyer 2 vende në këtë listë dhe tani është renditur e 90-ta nga gjithsej 180 vende në botë, që është një përmirësim i vogël, por është ende një pozitë zhgënjyese. Prandaj, ju kujtojmë kërkesat tona nga viti i kaluar me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Mediave, dhe ato janë reforma thelbësore në sektorin e mediave në vend me qëllim që të krijohen kushte të punës për gazetarët dhe punonjësit mediatik përmes të cilëve do të krijohet ambient për kryerjen e detyrave të tyre të punës pa presione, shantazhe dhe shqetësime për statusin e tyre socio-ekonomik.

Baby Boo