Shfaqet sërish skandali me telefonatat e panjohura


Shumë qytetarë kanë parashtruar ankesa mëngjesin e sotëm në lidhje rishfaqjen e skandalit me telefonatat e panjohura. Telefonatat mbartin prefiksin +881, prefiks ky që nuk i takon asnjë shteti.

“Telefonata nuk zgjati shumë. Nuk kam arritur as të përgjigjem”, thotë për 360 një qytetar.

Telefonatat kryesisht janë realizuar tek shfrytëzuesit e kompanisë T-Mobile.

Nga kompania T-Mobile njoftojnë se dyshohet për sulm kibernetike ndërsa rekomandojnë që përdoruesit e shërbimeve të tyre të mos hapin telefonatat dhe të paraqesin numrat e dyshimtë, në mënyrë që numrat e tillë të bllokohen.

Ky mashtrim ndërkombëtar në botë njihet si “Vangiri” dhe ka origjinë nga Japonia. Por çfarë ndodh nëse i përgjigjeni thirrjes? Ju lidheni me të ashtuquajturat numra premium dhe tentohet që të mbaheni sa më gjatë në linjë. Sa më gjatë të qëndroni në linjë telefonike , aq më e shtrenjtë do të kushtoj thirrja dhe aq më e lartë do të jetë fatura.

Para disa ditëve ky fenomen ishte rishfaqur tashmë disa herë, ndërsa telefonatat vinin kryesisht nga vende si Lituania dhe Estonia.

Baby Boo