SHESHELI I GËZOHET VDEKJES SË KOFI ANNAN-IT: ISHTE ME ARMIQTË E SERBISË


Ndoshta mund të jetë ndër të rrallët njerëz që i është gëzuar ikjes nga kjo botë të Kofi Annan, ganezit që drejtoi për dy mandate OKB-në si Sekretar i Përgjithshëm i saj, e që fitoi dhe një Nobel për Paqe në 2001-in, së bashku me organizatën që drejtonte. Radikali dhe kontraversi serb, Vojisllav Sheshel, reagoi me nje mesazh në rrjete duke u shprehur

“Më thanë se vdekja e kishte marrë Kofi Annan-in. Pse çfarë kishte pritur deri tani?” Unë menjëherë kujtova librin e dokumenteve të Hagës, të cilat i botova nën titullin ‘Një Banane për Kofi Ananin’. Do të duhet ta lexoj edhe një herë, për të kuptur se çfarë i shkaktuan popullit serb duke mbështetur armiqtë e Serbisë”, shkroi Vojisllav Sheshel, njeriu që udhëheq sot të gjithë frymën nacionaliste ekstremiste serbe.

I ndjeri Annan udhëhoqi OKB-në në një kohë të trazuar, sidomos me pushtimin e Irakut dhe Afganistanit, por dhe me situatën post-luftë në ish-Jugosllavi. /tesheshi.com/

Baby Boo